Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

MISIONI YNË ËSHTË TË SJELLIM

QARTËSI, DREJTIM, DHE FORCË

yoga session

Historia e Reborn

Fuqizim i shpirtit, frymëzim për ndryshim

Dhjetë vite më parë, Diana dhe vajza e saj, Keidi, ndezën një lëvizje shpirtërore. Të udhëhequra nga dashuria dhe një vizion i përbashkët, ato krijuan Reborn, një hapësirë ku njerëzit rikthehen tek vetja e tyre e vërtetë dhe gjejnë paqe, qartësi dhe kuptim.

Reborn është më shumë se një komunitet; Reborn është një hapësirë transformimi.

Prej një dekade, Reborn ka ndihmuar njerëzit të zbulojnë kodet e tyre unike të suksesit dhe të jetojnë në përputhje me thirrjen më të thellë të shpirtit.

Me udhëheqjen e Dianës dhe Keidit, qindra persona janë frymëzuar të ecin drejt potencialit të tyre më të lartë, duke përqafuar një jetë me harmoni, gëzim dhe përmbushje.

Reborn është dëshmi e fuqisë që ka shpirti njerëzor për t'u rritur, shëruar dhe lulëzuar.

TAKOHU ME DIANËN

Diana është një mastercoach e Programimit Neuro-Linguistik dhe Hipnoterapi, një eksperte e lartë e Manualit Njerëzor, medituese, folëse dhe drejtuese e ndryshimit global.

Pas 33 viteve suksesi në botën korporative, përfshirë konsulencën financiare, të lidershipit, dhe ekselencës, ajo u shkeput plotësisht për t'iu pergjigjur thirrjes së shpirtit të saj për të ndihmuar njerëzimin në arritjen e potencialit të tyre unik dhe rritjen e vetëdijes në planet.

Kur ajo zbuloi Manualin Njerëzor, ajo gjeti nje kombinim perfekt midis llogjikes dhe magjisë njerëzore.

Misioni personal i Dianës është të ndihmojë njerëzit të gjejnë një kuptim më të lartë të qëllimit në jetë, duke kuptuar talentet e tyre unike, dhe liruar rezistencën dhe kondicionimin që i mban ata larg nga kush janë dizenjuar të jenë.

Pasioni i saj është të krijojë lidhjen midis shkencës dhe spiritualitetit, në mënyrë që njerëzit të jetojnë një jetë që është në përputhje me qëllimin e tyre shpirtëror.

SKEDULO TAKIMIN ME DIANËN
Diana with a book
Keidi with a microphone

TAKOHU ME KEIDIN

Keidi është një këshilluese shëndeti dhe një mentore ekzekutive. Si një mastercoach e Programimit Neuro-Linguistik, Hipnoterapi, terapi "Time Line" dhe shkencën e shendetit, Keidi sjell metoda dhe aftësi inovative, për të krijuar një realitet të ri personal dhe kolektiv të jetës në Tokë.

Si një mentore shpirtërore dhe shëruese, ajo ofron metodat transformuese të Duarve të Larta Shëruese, Mjekësine Alternative, Reiki dhe modalitete të tjera Kuantike dhe Hyjnore.

Keidi përdor shumë strategji për të suportuar zhvillimin personal dhe profesional.

Në 10 vitet e fundit Diana dhe Keidi kanë qenë në kërkim të mënyrës më efektive për të suportuar njerëzit përmes proçesit Reborn, që ju të perputheni me shprehjen më të lartë të versionit tuaj unik.

Media 

gw-book

Konferenca Global Woman

Phenomenal Global Woman Show - October 7th, 2017 - Hollywood, California, USA
Keidi ishte një nga 10 Gratë Globale Fenomenale të cilave iu kushtua një libër dhe një shfaqje.

SHIKO TANI

Keidi Pushi për Forbes

"Bisedova me shëruesen dhe trajneren ekzekutive Keidi Pushi për të mësuar sekretet e saj të preferuara për manifestim. Nëse përballesh me besime kufizuese, mungesë vetëbesimi apo ndihesh në ankth nga dëshira për t’i bërë të gjitha, këto teknika të shpejta dhe të lehta..."

LEXO ARTIKULLIN
global woman

Revista Global Woman

"Diana dhe Keidi Pushi janë nënë e bijë, të specializuara në metoda të thelluara të zhvillimit dhe fuqizimit personal. Me udhëzimin e tyre, mund të gjesh rrugën tënde drejt një lumturie të qëndrueshme dhe të vërtetë." 

LEXO ARTIKULLIN

Rreze Dielli TV SHOW...

Diana ishte e ftuar në emisionin Rreze Dielli, ku foli për stresin dhe mënyrat natyrale të menaxhimit të tij, duke ndarë këshilla praktike për mirëqenien emocionale dhe mendore.

SHIKO VIDEO
changemakers-min

Prezantim në Mindvalley

“The Global ChangeMaker Series™ është lançuar si një inkubator inovativ për sipërmarrësit socialë, ku ata mësojnë Artin dhe Shkencën e të qenit një Ndryshues i Vërtetë në nivel global.”

LEXO MË SHUMË
global-woman-magazin-cover

Pasdite në Top Channel

"Diana dhe Keidi Pushi ishin të ftuara në emisionin Pasdite në Top Channel, ku folën për energjinë brenda njeriut dhe mënyrat se si ajo mund të zgjohet dhe të drejtojë transformimin personal." 

SHIKO VIDEON

Lidhu me ne në Instagram

Bashkohu me ne në familjen Reborn!

REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.

The SMS field must contain between 6 and 19 digits and include the country code without using +/0 (e.g. 1xxxxxxxxxx for the United States)
?