Çfarë është Manuali Njerëzor?
Manuali Njerëzor është një sistem që harton modelin tënd energjetik dhe paraqet vizualisht mënyrën se si e përjeton dhe ndërvepron me botën përreth teje.
Secili element i hartës pasqyron një dimension të vetëdijes, duke treguar se si të gjitha bashkë ndërtojnë përvojën tënde në këtë jetë.
Kur kupton se si secili prej këtyre elementeve shprehet brenda teje, Manuali Njerëzor të ndihmon me udhëzime praktike për të kuptuar dhe jetuar versionin më të vërtetë dhe të plotë të vetes tënde.


Përmes një kombinimi harmonik të dijeve të lashta si Astrologjia, I'Chingu, Kabala, dhe sistemit të Çakrave me shkencën moderne të Fizikës Kuantike, çdo konfigurim ose Dizajn i Manualit Njerëzor ka të përcaktuar Strategjinë dhe Autoritetin e gjithësecilit.
Qëllimi i Manualit Njerëzor është të të ndihmojë të njohësh potencialin dhe natyrën tënde të vërtetë për të jetuar me vetëbesim, autenticitet dhe integritet.
Strategjia
Strategjia është mënyra unike e vendimmarrjes dhe si vepron për të sjellë në realitet dëshirat e tua.
Autoriteti
Autoriteti yt i brendshëm është mënyra se si merr vendime dhe si ti ndjen nëse duhet të thuash "po" ose "jo"
Tema Emocionale
Tema jote tregon nëse po jeton në përputhje me natyrën dhe dizajnin tënd, apo je larguar nga rruga jote.
Profili
Profili yt tregon mënyrën se si ta shfaqësh dhe ta jetosh qëllimin tënd në jetë.
Ti je këtu për të krijuar diçka të re.
Beso në autoritetin e brendshëm dhe ndiq strategjinë tënde.
RA URU HA
Kur veprojmë në përputhje me Strategjinë dhe Autoritetin tonë të brendshëm, jeta fillon të bëhet më e lehtë. Gjërat ecin më qetë në rrjedhën e vet natyrale dhe me më shumë rregull.
Çdo grup energjetik në Manualin Njerëzor ka Strategjinë e vet.
Strategjia është mënyra unike e vendimmarrjes dhe të ndërmarrit veprim në jetë. Strategjia jote të tregon si ta përdorësh energjinë tënde në mënyrë që të tërheqësh mundësi që janë në përputhje me natyrën tënde.
GJENERATORËT dhe MANIFESTUES GJENERATORËT duhet të presin për tu përgjigjur.
MANIFESTUESIT sjellin ndryshimin, duke iniciuar të tjerët që të veprojnë.
PROJEKTUESIT duhet të presin për vlerësimin dhe ftesën.
REFLEKTUESIT duhet të presin një cikël të Hënës përpara se të marrin vendime.
Çdo individ ka një Autoritet të brendshëm unik.
Autoriteti është intuita jote, ose busulla e brendshme, që të fuqizon të marrësh vendimet e duhura.
AUTORITET EMOCIONAL Qartësia vjen me kohën. Mos nxito të marrësh vendime kur ndihesh emocionalisht i luhatur, qoftë në entuziazëm të lartë apo në gjendje të ulët.
AUTORITET SAKRAL: Dëgjo instinktin tënd. Nëse diçka nuk të ndez gjithë qenien tënde, nuk është për ty. Dëgjo trupin, ai flet më qartë se mendja.
AUTORITET SPLENIK: E vërteta gjendet vetëm në të tashmen. Shpretka flet butë dhe vetëm një herë. Është një ndjesi e shpejtë intuitive që vjen papritur.
AUTORITET I ZEMRËS: Dëgjo zemrën tënde! E ke dëgjuar shprehjen “a je aty me gjithë zemër?” Nëse jo, mos e forco veten. Beso ndjesinë që të shtyn me dashuri drejt së vërtetës tënde.
AUTORITET I IDENTITETIT: Një dije e brendshme e lindur. Mund të të ndihmojë ta shprehësh me zë të lartë, të flasësh me dikë që të dëgjon apo të gjesh një hapësirë të sigurt ku mund ta dëgjosh veten teksa flet. Do ta ndjesh se është vendimi i duhur sapo ta thuash me zë.
PËRJASHTIME: Projektuesit mendor dhe reflektuesit nuk kanë një autoritet të brendshëm.
PROJEKTUES MENDOR: Kanë një menyrë fikse të menduari, kjo është dhuntia e tyre e veçantë. Megjithatë, edhe për ta, të flasin me dikë apo të dëgjojnë veten teksa flasin mund të sjellë shumë më tepër qartësi.
REFLEKTUESIT: Vendimmarrja e tyre bazohet në autoritetin e jashtëm, një proces që kërkon kohë dhe vëzhgim të cikleve të Hënës për të zbuluar të vërtetën
Duke ndjekur Strategjinë dhe Autoritetin tënd në Manualin Njerëzor, do të përjetosh harmoni, sinjali i brendshëm që tregon se je në rrugën e duhur. Kur nuk i ndjek, do të përballesh me temën e “jo-vetes”, një ndjesi që tregon se je jashtë përputhjes me natyrën tënde.
Temat Emocionale të secilit grup në Manualin Njerëzor janë:
GJENERATORËT: Frustrim dhe Përmbushje
MANIFESTUES GJENERATORËT: Frustrim + Zemërim dhe Përmbushje
PROJEKTUESIT: Sarkazmë dhe Sukses
MANIFESTUESIT: Zemërim dhe Paqe
REFLEKTUESIT: Zhgënjim dhe Surprizim
Profili ka të bëjë me personalitetin tënd dhe mënyrën sesi Grupi Energjik shprehet dhe vepron në jetë. Profili është i përbërë nga dy linja; linja e parë ka të bëjë me mënyrën sesi ti e sheh veten, ndërsa linja e dytë ka të bëjë me mënyrën sesi të tjerët të shohin ty dhe perceptojnë personalitetin tënd. Këto linja marrin 12 kombinime të ndryshme me numra nga 1 deri në 6 (p.sh. 5/1, 4/6 ose 1/3).
1 = investiguesi, kurioz
2 = hermiti, i pavarur, i talentuar
3 = martiri, hulumtues, eksperimentues
4 = ndërlidhësi, stabilizuesi
5 = heretik, drejtues praktik
6 = rolë model, vizionar
Portat dhe Kanalet tregojnë talentet dhe dhuntitë e tua të lindura. Manuali Njerëzor ka 64 porta të cilat korrespondojnë me 64 Kodet Gjenetike, dhe 36 kanale .
Zgjidh një nga seancat tona për të kuptuar në thellësi të gjitha portat dhe kanalet që gjenden në Manualin tënd Njerëzor!
REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.
© 2025 Reborn. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.