Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

SEANCAT E MANUALIT NJERËZOR

know-yourself

NJIH VETEN E VËRTETË

Dy seanca nga 90 minuta që përfshijnë një analizë të plotë të Manualit tënd Njerëzor, duke përfshirë mënyrën se si je ndërtuar për të bashkëvepruar me botën përreth, strategjinë optimale për marrjen e vendimeve, dhuntitë dhe talentet e tua, si dhe njohuri mbi nyjet e zhvillimit në hartën tënde.

Diana do të të udhëheqë në një udhëtim për të zbuluar veten tënde të vërtetë dhe për të aktivizuar potencialin tënd. Disa nga pikat që do të eksplorojmë gjatë seancës janë:

  • Sfidat kryesore të jetës dhe zhvillimit tënd shpirtëror dhe portat e tua të suksesit.

  • Çelësat e suksesit tënd.

  • Shkaqet e frikërave të tua dhe kushtëzimet e brendshme.

  • Ide praktike si të përdorësh këto njohuri në jetën tënde.

  • Në përfundim, do të kesh më shumë qartësi, vetëbesim dhe dashuri për veten tënde të vërtetë.

    Seanca do të regjistrohet në formë audio / video, në mënyrë që të mund t’i rikthehesh sa herë të dëshirosh.

    €399

    your-life-purpose-and-clarification

    QELLIMI YT NË JETË

    Në seancat bazë të Manualit Njerëzor ndahet një sasi e madhe informacioni, dhe për shumë njerëz mund të jetë e vështirë ta përthithin të gjithën dhe ta kuptojnë me të vërtetë se si ta jetojnë manualin e tyre në përditshmëri.

    Për këte arsye kemi krijuar ketë seancë specifikisht për të sjellë qartësi rreth qëllimit tënd në jetë dhe në rrugën shpirtërore.

    Në këtë seancë 60-minutëshe, klientët që kthehen kanë mundësinë të diskutojnë çdo pyetje në lidhje me tipin e tyre energjetik, BodyGraph-in dhe si ta zbatojnë në mënyrë praktike Manualin e tyre Njerëzor në sfidat dhe vendimet e përditshme.

    Seanca do të regjistrohet në formë audio / video, në mënyrë që të mund t’i rikthehesh sa herë të dëshirosh.

    €199

    design-of-your-relationship

    MANUALI I PARTNERITETIT

    Kur fillon udhëtimin tënd me Manualin Njerëzor, është e natyrshme të duash të njohësh edhe manualin e njerëzve që të rrethojnë.

    Shumë sfida në marrëdhënie vijnë nga mosnjohja e vetes dhe nga vendime të marra jashtë përputhjes me manualin tuaj personal, te cilat shpesh çojnë në lidhje të paqëndrueshme.

    Në thelb, gjithçka lidhet me mënyrën si ndërtojmë marrëdhëniet me njeri-tjetrin.

    Diana do të analizojë manualin e përbashkët të marrëdhënies dhe do të identifikojë elementet që ndihmojnë ose pengojnë krijimin e një harmonie të qëndrueshme.

    Seanca do të regjistrohet në formë audio / video, në mënyrë që të mund t’i rikthehesh sa herë të dëshirosh.

    €199

    your-business-genuess

    GJENIALITETI YT NË BIZNES

    Një eksplorim i thellë i gjenialitetit tënd në biznes dhe fuqisë tënde krijuese. Nëse dikush do të jetonte në botën tënde për një vit, kush do të bëhej ai person? Çfarë lloj transformimi do të ndodhte?

    Kjo përvojë është për këdo që ndjen thirrjen për të jetuar në përputhje me shpirtin.

    "Biznesi" nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një kompani, por në fakt është përkushtimi për të ndërtuar një jetë me kuptim dhe për të kontribuar në mënyrën tënde unike në botë.

    Biznesi sipas manualit është thirrja jote e brendshme, puna që të përfaqëson në nivel shpirtëror. Në këtë seancë 90-minutëshe, do të zbulojmë esencën dhe dhuntitë e tua krijuese.

    Ne duam të kuptojmë thelbin e Brandi-it apo markës tënde. Një markë nuk është vetëm një logo apo një paletë ngjyrash, është ndjesia që lë pas, mënyra si shfaqesh dhe si e përcjell mesazhin tënd në mendjet dhe zemrat e njerëzve.

    Marka jote përfshin gjithçka: qëllimin, arketipin, energjinë që e ushqen, vlerat që përçon, mesazhin që ndan, historinë që tregon, përvojën që ofron dhe ndjesinë që lë tek të tjerët.

    Seanca do të regjistrohet në formë audio/video, në mënyrë që të mund t’i rikthehesh sa herë të dëshirosh.

    €299

    Bashkohu me ne në familjen Reborn!

    REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.

    The SMS field must contain between 6 and 19 digits and include the country code without using +/0 (e.g. 1xxxxxxxxxx for the United States)
    ?