Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

Çfarë është Manuali Njerëzor?

Manuali Njerëzor ndërthur filozofitë e lashta me njohuritë moderne për të kuptuar mënyrën si funksionon natyra jote dhe si të jetosh në përputhje me të.

Manuali Njerëzor, është një kombinim harmonik elementësh nga Astrologjia Lindore dhe Perëndimore, I'Ching, Kabala (Pema e Jetës), Çakrat e sistemit Hindu, si dhe shkencës moderne të Fizikës Kuantike.

Bazuar në të dhënat e lindjes, harta jote e Human Design ofron njohuri specifike mbi strukturën tënde psikologjike dhe energjetike, përfshirë karakteristikat e personalitetit, shëndetin, talentet, mençurine dhe sfidat e tua.

MERR MË POSHTË MANUALIN NJERËZOR FALAS

gt-your-human-design

PYETJE TË SHPESHTA

+ Çfarë të dhënash më nevojiten për të marrë Manualin Njerëzor?

Për të krijuar me saktësi Manualin tënd Njerëzor, do të nevojiten data e lindjes, ora e saktë e lindjes dhe vendndodhja ku ke lindur. Këto të dhëna na ndihmojnë të përpilojmë konfigurimin e saktë të hartës tënde unike.

+ Kur do ta marr Manualin tim pas plotësimit të të dhënave?

Pasi të plotësosh të dhënat e tua, do të marrësh Manualin tënd personal në email brenda 24 orëve.

+ A është e nevojshme ora e saktë e lindjes për të marrë Manualin?

Ora e saktë e lindjes është e rëndësishme për të krijuar me saktësi Manualin Njerëzor. Nëse nuk e di me siguri, mund të kontrollosh çertifikatën e lindjes ose të pyesësh familjarët. Mund të dorëzosh edhe një orë të përafërt, por disa elementë mund të mos jenë plotësisht të saktë. Nëse ke nevojë për ndihmë, na kontakto dhe do të punojmë me Manualin bazuar në të dhënat që kemi.

+ A mund të më ndihmojë Manuali Njerëzor në zhvillimin tim profesional?

Po, sigurisht! Manuali Njerëzor tregon qartë talentet e tua të unike dhe ambientet e punës që të përshtaten më mirë, duke ofruar informacione shumë të vlefshme për zgjedhjet në karrierë, zhvillimin profesional dhe suksesin në punë.

+ A duhet të paguaj për të marrë Manualin Njerëzor?

Manuali Njerëzor bazë mund të merret pa pagesë. Nëse dëshiron të kuptosh Manualin tënd, ofrojmë analiza të thelluara dhe lexime të personalizuara me pagesë, të cilat do të japin njohuri të detajuara dhe udhëzime praktike të përshtatura me natyrën tënde unike. Mëso më shumë rreth leximeve tona të personalizuara këtu.

PËRMBUSH QËLLIMIN E JETËS TËNDE

Si të Ndihmon Manuali Njerëzor?

Kur jetojmë në përputhje me Manualin tonë Njerëzor, ne lidhemi me veten dhe të tjerët në një mënyrë të re, më të lehtë dhe të qartë, bazuar në mirëkuptim, bashkëpunim dhe balancë të brendshme.

Kur jeton në përputhje me natyrën tënde të vërtetë, ti frymëzon dhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë — të qëndrojnë në fuqinë e tyre dhe të ecin në përputhje me esencën që mbartin.

Kjo është një ftesë për të kontribuar në mënyrën tënde unike në rritjen e vetëdijes kolektive e lidhjet njerëzore, një vetëdije që nderon diversitetin dhe vlerëson individualitetin. 

Kur shfaqesh në jetë me autenticitet, hap një rrugë të re për të gjithë ne.

Si të Integroni Manualin Njerëzor në Çdo Fushë të Jetës?

    know-yourself

    NJIH VETEN E VËRTETË

    Dy seanca nga 90 minuta që përfshijnë një analizë të plotë të Manualit tënd Njerëzor — duke përfshirë mënyrën se si je ndërtuar për të bashkëvepruar me botën përreth, strategjinë optimale për marrjen e vendimeve, dhuntitë dhe talentet e tua, si dhe njohuri mbi nyjet e zhvillimit në hartën tënde.

    + Lexo më Shumë

    Në përfundim të seancave ti do të kuptosh dhe mjeshtërosh:

  • Sfidat kryesore të jetës dhe zhvillimit tënd shpirtëror dhe portat e tua të suksesit.

  • Çelësat e suksesit tënd.

  • Shkaqet e frikërave të tua dhe kushtëzimet e brendshme.

  • Ide praktike si të përdorësh këto njohuri në jetën tënde.

  • Synimi i Dianës është që ti të lidhesh me të vërtetën tënde dhe të krijosh një jetë që të sjell gëzim, lehtësim dhe përmbushje.

    what-is-yur-life-purpose

    QËLLIMI YT NË JETË

    Kjo seancë 60-minutëshe të ofron mundësi të bësh pyetje rreth tipit tënd personal energjetik dhe për të mësuar si mund të përdorësh Manualin Njerëzor për të naviguar me më shumë qartësi situatat aktuale në jetën tënde.

    + Lexo më Shumë

    Në seancat bazë të Manualit Njerëzor ndahet shumë informacion, dhe tani mund të kesh pyetje rreth mënyrës se si mund ta JETOSH manualin tënd në jetën në përditshmëri.

    Kjo është një seancë për të sjellë qartësi rreth qëllimit tënd në jetë dhe në rrugën shpirtërore.

    the-design

    MANUALI I PARTNERITETIT

    Kjo seancë 60-minutëshe ofron një analizë të marrëdhënieve me njerëzit e rëndësishëm në jetën tënde: partnerin, familjarët, fëmijët e bashkëpunëtorët.

    + Lexo më Shumë

    Kur fillon udhëtimin tënd me Manualin Njerëzor, është e natyrshme të duash të njohësh edhe manualin e njerëzve që të rrethojnë.

    Shumë sfida në marrëdhënie vijnë nga mosnjohja e vetes dhe nga vendime të marra jashtë përputhjes me manualin tuaj personal, te cilat shpesh çojnë në lidhje të paqëndrueshme.

    Në thelb, gjithçka lidhet me mënyrën si ndërtojmë marrëdhëniet me njeri-tjetrin.

    Diana do të analizojë manualin e përbashkët të marrëdhënies dhe do të identifikojë elementet që ndihmojnë ose pengojnë krijimin e një harmonie të qëndrueshme. 

    your-business-design

    GJENIALITETI YT NË BIZNES

    Një seancë 90-minutëshe për të zbuluar si funksionon energjia jote në fushën e karrierës dhe biznesit, duke përdorur Human Design për të gjetur drejtime që janë në harmoni me dhuntitë e tua natyrore.

    + Lexo më Shumë

    This is an immersion into your business potential and alignment. If someone spent a YEAR in your universe, who would they become? What kind of transformation would occur? 

    Kjo përvojë është për këdo që ndjen thirrjen për të jetuar në përputhje me shpirtin.

    "Biznesi" nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me një kompani — është përkushtimi për të ndërtuar një jetë me kuptim dhe për të kontribuar në mënyrën tënde unike në botë.

    Biznesi sipas manualit është thirrja jote e brendshme – puna që të përfaqëson në nivel shpirtëror. Në këtë seancë 90-minutëshe, do të zbulojmë esencën dhe dhuntitë e tua krijuese.

    Ne duam të kuptojmë thelbin e Brandi-it apo markës tënde. Një markë nuk është vetëm një logo apo një paletë ngjyrash — është ndjesia që lë pas, mënyra si shfaqesh dhe si e përcjell mesazhin tënd në mendjet dhe zemrat e njerëzve.

    Marka jote përfshin gjithçka: qëllimin, arketipin, energjinë që e ushqen, vlerat që përçon, mesazhin që ndan, historinë që tregon, përvojën që ofron dhe ndjesinë që lë tek të tjerët.

MANUALI NJERËZOR ËSHTË HARTA  QË TË UDHËZON DREJT VETES  TËNDE TË VËRTETË .

JAM GATI!

Bashkohu me ne në familjen Reborn!

REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.

The SMS field must contain between 6 and 19 digits and include the country code without using +/0 (e.g. 1xxxxxxxxxx for the United States)
?