Diana Pushi · 5 minuta lexim

Keidi dhe unë, jemi suportuese dhe perdoruese të EFT, dhe ka qënë një praktike që na ka ndryshuar jetën neve dhe klientëve tanë në procesin e transformimit.
Ju keni vënë re se në artikujt apo postimet e mia për temat / portat specifike të Kodit Njerëzor, ne fund shkruaj një fjali specifike që quhet “pohimi / shprehje bazë” i EFT.
Sot dua që ju të dini rreth EFT-së në thellësi, kështu që të mund ta përdorni atë shprehje me vetëdije.
Shumë herë, më kanë pyetur nëse ka ndonjë bazë shkencore apo hulumtim që ka provuar nëse vërtetë kjo metodë ndikon në trurin dhe trupin tonë.
Për arsyen se disa njerëz nuk kanë njohuri për hulumtimet që jane kryer gjatë 10 viteve të fundit, ata e klasifikojnë këtë teknikë të shërimit të aplikuar si diçka jo të bazuar e pa kuptim.
Si u krijua Tapping?
Tapping u prezantua fillimisht, nga Dr. Roger Callahan mbi 30 vjet më pare, me një modalitet që ai e quajti Terapia e Fushës së Mendimit.
Gary Craig, një doktor i inxhinierisë i diplomuar në Stanford, i specializuar në shërim dhe vetë-përmirësim, modifikoi teknikën për të qenë më miqësore/ e lehtë për tu kuptuar dhe aplikuar dhe e quajti modalitetin e tij Teknika e Çlirimit Emocional / Emotional Freedom Technique (EFT).
Nick dhe Jessica Ortner ndoqën këtë model të thjeshtë dhe u bënë katalizator për ta bërë teknikën më të perdorur në botë, duke ua mësuar këtë teknikë miliona njerëzve, përmes filmave të tyre dhe përmes Samitit Botëror të EFT.
Çfarë është Tapping?
Tapping është një teknikë e fuqishme e shërimit që përfshin prekjen ritmike në pikat e ndryshme meridiane të trupit.
Këto janë të njëjtat pika që stimulohen gjatë akupunkturës dhe trajtimeve të akupresionit.
Kur keni një ngjarje stresuese, të frikshme ose traumatike, trupi juaj liron kortizol-një hormon stresi. Prodhimi i kortizolit vendos një memorje të kësaj ngjarjeje (në menyrë të ndërgjegjshme ose pandërgjegjshme) në trup, e cila ndërpret funksionet dhe rrjedhjen e natyrshme të energjisë në trupin tuaj.
Kjo prishje e balancit mund të çojë në sëmundje kronike ose akute, aksidente të ndryshme fizike, dhimbje fizike ose emocionale, ose besime psikologjike të caktuara. Këto besime/mendime mund të manifestohen në marrëdhënie negative, probleme financiare ose vetëvlerësim të ulët.
Gjatë Tapping, ju ri-ekuilibrikoni amygdala - qendrën integruese të trurit që kontrollon emocionet, motivimin, veprimet tuaja dhe krijoni një konfiguracion dhe rrjedhje të re energjie ne trup - tani në një gjendje të sigurt, të qetë dhe të ekuilibruar të mendjes.
Më tregoni faktet!
Unë jam e entuziazmuar kur shoh shkencën moderne të mbështesë atë që mjekësia lindore e ka njohur dhe përdorur për 5.000 vjet.
Këto janë vetëm disa shembuj të studimeve që kanë vërtetuar efikasitetin e EFT:
Dr. Dawson Church, një nga ekspertët kryesorë të botës në psikologjinë e energjisë kreu nje studim, ku nivelet e kortizolit u matën tek pjesëmarrësit pas një ore Tapping.
Rezultatet treguan një reduktim prej 24% -50% në nivelet e kortizolit - krahasuar me grupin tjeter qe nuk praktikoi tapping, i cili përjetoi një zvogëlim pothuajse të parëndësishëm!
Një studim i publikmit te Energjise Psikologjike konfirmoi se përfitimet nga EFT janë rezultat i procesit Tapping dhe jo një efekt placebo (i krijuar nga “manipulimi “ i mendjes.).
"Përdorimi i akupunkteve, i kombinuar me vokalizimin e deklaratave të vetë-konfirmimit, duket të jetë një përbërës aktiv në EFT, me shume sesa në një placebo efekt. Rezultatet ishin në përputhje me raportet e tjera të publikuara që demonstronin efikasitetin e EFTs për trajtimin e problemeve psikologjike tek studentët".
Dëshmi të panumërta nga njerezit , si kjo histori nga Serina Deen, një asistente profesore klinike e psikiatrisë, e cili përjetoi një seance të fuqishme te tapping dhe që e ktheu atë në një suportuese te vendosur te kesaj metode. Sipas saj, "eshtë jo-invazive, që vepron shpejt, mund të administrohet vetë, dhe unë vetë e ndjeva përfitimet që në fillim."
Doni te shikoni me shume dëshmi? Vizitoni EFT Universe per më shumë se 100 dokumente te botuara në revista profesionale.
Tani, une po e integroj kete metode me analizën e Manualit Njerëzor.
Pasi identifikoj sfidat specifike individuale ne kodin tuaj , perdorim fuqinë e EFT për ti çliruar ato.
Na kontaktoni nëse doni te provoni perfitimet e saj te medha shëruese.
Tapping të mbarë,
Me dashuri,
Diana ♥
REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.
© 2025 Reborn. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.