Diana Pushi · 4 minuta lexim

Një pyetje që na bëhet shpesh rreth Manualit Njerëzor është:
"Çfarë tregon harta ime për punën që duhet të bëj?"
Harta jote e Manualit Njerëzor mund të tregojë se je i prirur drejt një lloj të caktuar pune, por jo saktësisht se çfarë profesioni duhet të kesh.
Nuk ka formula të gatshme në hartë, vetëm prirje dhe tendenca që mund të të udhëzojnë.
Të ndjekësh Strategjinë sipas Tipit tënd është mënyra më e mirë për të të çuar drejt rrugës që të përshtatet më shumë.
Kur shikon qëllimin e jetës, ai nuk është domosdoshmërisht i lidhur me punën tënde. Qëllimi yt është të jetosh shprehjen më të lartë të asaj që je në të vërtetë. Këtë mund ta arrish duke bërë gjithçka, ose asgjë fare.
Nëse je i interesuar për prirjet profesionale që shfaqen në hartën tënde, vazhdo leximin. Mund të jetë pikërisht ftesa apo shenja që ke pritur.
Po nis me një fushë që duket më se e nevojshme në këto kohë. Nëse ndihesh i tërhequr drejt arteve të shërimit, je duke u drejtuar drejt një thirrjeje që bota ka shumë nevojë sot.
Sigurisht që mund të jesh një shërues i suksesshëm edhe pa pasur ndonjë nga energjitë që do të përmendim më poshtë. Por nëse i ke këto energji dhe as që të ka shkuar mendja se mund të jesh një shërues, kjo mund të të japë një perspektivë të re për veten tënde.
ARTET SHËRUESE
Artet e shërimit janë praktika që nxisin shërimin, mirëqenien dhe ndryshimin personal. Ato ndihmojnë në rikthimin e balancës dhe harmonisë në trup, mendje dhe shpirt.
KANALI 18/58
DHUNTIA E SHËRUESIT: Ke një ndjeshmëri intuitive për të kuptuar se si t’u ndihmosh njerëzve të thyejnë modelet e tyre dhe të përmirësojnë ndjenjën e mirëqenies, balancës apo shëndetit.

KANALI 29/46
Nëse e ke të përcaktuar kanalin 29/46, ke aftësinë të ndjesh natyrën e mishërimit, pra ndjesinë e të qenurit realisht i pranishëm në trupin tënd.
DHUNTIA E SHËRUESIT: Ke aftësinë të ndjesh kur njerëzit nuk janë në harmoni me mënyrën si e mbartin esencen e tyre të vërtetë.

PORTA 44
Nëse e ke të përcaktuar Portën 44, ke aftësinë të shndërrosh dhimbjen ose frikën në diçka me vlerë.
Nëse e ke të përcaktuar Portën 44, ke aftësinë të shndërrosh dhimbjen ose frikën në diçka me vlerë.

PORTA 25
Nëse e ke të përcaktuar Portën 25, ajo të sjell një aftësi natyrale për shërim. Mund të ndodhë që të ndjekësh udhëtime të brendshme për të gjetur metodën e duhur të shërimit, por nuk ke nevojë për një teknikë të caktuar për të shëruar.
DHUNTIA E SHËRUESIT: Vetë esenca jote e të qenit shëron njerëzit, thjesht përmes energjisë që mbart.

REGJISTROHU ME EMAILIN TËND PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË FUNDIT DHE OFERTA TË VEÇANTA NGA DIANA DHE KEIDI.
© 2025 Reborn. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.